Kushtit të Partisë Demokratike, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme nga një qeveri teknike i janë bashkuar edhe dy aleatët e opozitës, Partia Republikane dhe Aleanca Kuq e Zi.

Fatmir Mediu mbështet çdo variant qeverisës dhe ofron si zgjidhje modelin e ndjekur nga Mali i Zi.

Çdo formë qeverisje, që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeverisje që garanton vullnet politik të përbashkët për zbatimin e standardeve zgjedhore, mendoj se do ishte e pranueshme. Nuk përjashtohet PS nga kjo vendimmarrje. Është një vendimmarrje që i takon të gjithë klasës dhe forcave politike parlamentare

”, deklaroi Mediu.

Kreshnik Spahiu i “Aleancës Kuq e Zi” shprehet kundër një qeverie teknike me Edi Ramën. Këto deklarata Mediu e Spahiu i bënë pas një takimi që zhvilluan në mesditë me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /TV KLAN