Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është ankuar dy zyrtarëve amerikanë sa i përket situatës së drogës në Shqipëri, dekriminalizimit, korrupsioni dhe zgjedhjeve.

Në një takim me Zv Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve, Aleksander Arvizu, i cili shoqërohej nga ambasadori Donald Lu.

Basha ndau shqetësimin për rritjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës me shtrirje në të gjithë territorin e vendit.

“Transporti i drogës po kryehet nga toka, ajri dhe detit”, deklaroi Basha.

Zgjedhjet në Dibër, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, janë shembull i impaktit të drogës në zgjedhje. Lideri i opozitës theksoi se kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës./tvklan.al