Bën thirrje për verifikime të ndërtesave nga ekspertët

Nga Durrësit ku pa nga afër situatën e banorëve të Durrësit, shtëpitë e të cilëve jam dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit kreu i opozitës, Lulzim Basha e cilësoi të pamjaftueshëm dëmshpërblimin prej 2 milionë lekësh të dhënë nga qeveria për familjet e prekura nga tërmeti në zonat rurale.

Më herët, Basha u njoh edhe me shqetësimin e disa banorëve të një kompleksi 12 katësh, një ndër më të dëmtuarit në zonën e këtij qyteti.

Kreu i opozitës kërkoi bërjen e një vlerësimi përfundimtar nga ana e inxhinierëve për të vendosur shembjen ose jo të kompleksit.

Kryedemokrati përsëriti kërkesën e  tij në adresë të qeverisë për të anuluar 150 milionë dollarë koncensione të parashikuara për vitin e ardhshëm.

Tv Klan