Basha takon Dendias: Greqia të heqë ligjin e luftës



Basha takon Dendias: Greqia të heqë ligjin e luftës

18:04 20/10/2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në vendin tonë.

Basha – Dendias biseduan për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve dhe bashkëpunimin biletarel.

Kryedemokrati thotë se me kreun e diplimacisë greke diskutuan edhe çështjen e detit, për të cilën thotë se duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare. Po kështu, një tjetër temë diskutimi është edhe heqja e ligjit të luftës.

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua gjatë paradites me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, me Kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Ilir Meta. /tvklan.al





Të ngjashme