“Do subvencionojmë prodhuesit, Rama e braksti fshatin”

Nga fshati Kalaç i Ndroqit ku u takua me fermerë të zonë, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka braktisur popullsinë në fshat.

“Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje, jo vetëm tani, por për 7 vite me rradhë. Shumica dërrmuese e fermerëve as e kanë dëgjuar subvencionin e jo më ta marrin atë”.

Teksa foli për gjendjen e vështirë që po kalon fshati, Basha tha se paratë që duhet të shkonin për banorët e këtyre zonave kanë shkuar për klientët e Kryeministrit.

“Mungesë totale mbështetje, braktisje totale harresë totale, ndërkohë që qindra miliona Euro të taksave që këto njerëz paguajnë për çdo gjë, nga TVSH-ja, faturat e energjisë e gjithçka tjetër, shkojnë për 4-5 oligarkë, në vend që të ndihmojnë këta njerëz punëtorë”.

Kreu i opozitës premtoi se pas ardhjes në pushtet demokratatët do të vënë në zbatim një paketë që i vjen në ndihmë fermerëve.

“Subvencionet nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek prodhuesit. Në bazë të prodhimit do të marrin subvencion”.

Sipas kryedemokratit me heqjen e taksës së karburantit do të mundësohet që prodhimet dhe shërbimet të bëhen më konkurruese në vend.

Tv Klan