“Mbështetje pa kushte për kërkesat e punëtorëve”

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit, që janë në grevë, u vizituan nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai akuzoi qeverinë se ka tradhtuar dhe keqtrajtuar punëtorët.

“Viktimat e Edi Ramës janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj, do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan Basha në Facebook.

Tv Klan