Prezanton platformën antikrizë “Shqipëria në punë”

Partia Demokratike ka ndezur motorët e saj për zgjedhjet e ardhshme, duke u përgatitur edhe për programin e saj ekonomik, përmes të cilit Lulzim Basha thotë se do të nxjerrë vendin nga kriza.

Një pjesë të platformës, me sloganin “Shqipëria në punë”, Basha e prezantoi gjatë një takimi që pati me shoqatën e investitorëve të huaj.

Për kreun e opozitës, programi ekonomik i Partisë Demokratike synon hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës mbi karburantin, eliminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurrencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm, në programin e ekonomik, që demokratët thonë se do të ndërmarrin pas ardhjes në pushtet.

Tv Klan