“Rikthejmë të rinjtë në vend përmes punësimit”

Mungesa e punësimit dhe vrasja e shpresës qenë arsyet që këto nëna ia renditën Lulzim Bashës  si shkaktare të mërgimit të fëmijëve të tyre në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Erdhi momenti këto vitet e fundit që nuk përballohej më edhe tha: do të marr rrugën. Falë Zotit iku edhe do rregullohet atje”.

 “Nuk po gjen alternativë punësimi dhe ajo do të ndjekë hapat e të motrës, do të iki jashtë sepse thotë këtu nuk shih asnjë dritë jeshile”.

Për kreun e opozitës ka vetëm një përgjegjës për rritjen e emigracionit vitet e fundit.

Pengesa e vetme janë politikat e gabuara dhe dështimet e kësaj qeverie, e cila mendon vetëm për veten e vet, nuk mendon për njerëzit. Kjo është arsyeja pse emigracioni në Shqipëri është rritur 3-4 herë më shumë sesa mesatarja e Ballkanit”.

Thotë se pas ardhjes në pushtet, qeveria e djathtë ka një plan që synon përmes punësimit, rikthimin në atdhe të emigrantëve.

Mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, mungesa e vendeve të punës. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në krye të prioriteteve tona për qeverisjen e nesërme, kthimin e shpresës tek Shqipëria, me prioritet absolut vendet e punës, punësimin e në veçanti punësimin e rinisë.”

Sipas kreut të opozitës, Shqipëria renditet e dyta pas Sirisë për numrin e aplikimeve për azil për 100 mijë banorë. Që ky realitet i trishtë të marrë fund, Basha thotë se Shqipërisë i duhet një qeveri funksionale që punon për rininë dhe kujdeset për ta.

Tv Klan