“Rama kërkon punëtorë nga Bangladeshi, ne investitorë nga Gjermania”

Edhe pse në opozitë Lulzim Basha thotë se ka filluar prej afro 1 viti  të krijojë kontaktet e duhura me investitor të mëdhenj që investojnë në sektorët kyç të ekonomisë shqiptare kur ai të marrë drejtimin e qeverisë.

“Ne kemi një vit që kontaktojmë po si kemi zbuluar të gjitha planet tona se thotë pastaj se ndërhyjmë në punët e brendshme por ai do të sjellë punëtore nga Bangladeshi unë investitor turizmi. Deri tani ia ka dhënë 5 oligarkëve ca të tjerëve ua jep në dorë të tjerëve si Beketit nëpërmjet gjyqeve”.

Lulzim Basha në takimin me të rinjtë e Vaut të Dejës e akuzon Edi Ramën se për arsye korruptive nuk ka dashur të thith fondet e BE për arsimin dhe bujqësinë.

“Duke qenë se BE të monitoron dhe nuk vjedh dot ka thënë me mirë si marrim fare fondet në bujqësi, po në arsim ka fonde të konsiderueshme siç e ka dhe komisionerja e arsimit në takimin tonë e që ai e akuzoi se po ndërhynte në fushatë”.

Pasi përsërit të gjitha premtimet nga strehimi, arsimi, shëndetësia e sipërmarrja premton krijimin e vendeve të reja të punës kryesisht në pozicione që lidhen me teknologjinë e inovacionit ku thotë se është në treg që ai personalisht ka njohurit e duhura sesi funksionon.

“Kryeministri duhet t’i kapi prej krahu t’i thotë hajdeni investoni këtu”.

Basha u ndal më pas në njësitë 3 dhe 10 në Tiranë ku takoi qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të cilëve u premtoi mbështetje financiare për përballimin e krizës nga pandemia.

Ndërsa në një takim me gra të kryeqytetit, Basha tha se qeveria e ardhshme ka hartuar një plan për rimbursimin e familjeve që janë detyruar të hyjnë në borxh për t’u kuruar nga Covid-19.

Tv Klan