Lulzim Basha thotë se nëse del fitues në zgjedhjet e 25 Prillit, një nga masat e para që do të marrë është taksimi 9%. Sipas tij, ky taksim ka si qëllim të krijojë një shtresë të mesme shqiptarësh të pavarur politikisht dhe ekonomikisht, garante të demokracisë dhe institucioneve të pakapura nga politika.

Mirela Milori: Pse duhet t’ju votojë dikush? Ndoshta duhet të jemi të qartë për taksat, pse duhet të të votoj, sepse çfarë taksash më ofron mua për fashën që përfaqësoj? Duhet të jemi të qartë për mjekësinë, skandale një pas një denoncohen, por çfarë do të vendosni ju në atë që nuk funksionon? Duhet të jemi të qartë për drejtësinë dhe mbi të gjitha njerëzit duan të dinë, përse do bëhet normale jeta në Shqipëri? Përse? Deri në tani jemi retorikë. Mund të kemi disa shtylla?

Lulzim Basha: Fole për taksat, padiskutim, ju e dini fare mirë që sa i përket taksave ne sjellim propozimin e taksimit të sheshtë 9 përqind, i cili do të prekë disa nga fushat kryesore të ekonomisë, duke përfshirë profesionistët që janë të parët të goditur. Taksimi 9 përqind është pjesë e një plani të tërë, që ka një synim objektiv, ndër më kryesorët të programit tonë, të rrisë dhe të forcojë një shtresë të mesme shqiptare, të pavarur financiarisht, të pavarur intelektualisht, që nuk është në mëshirën as të PD nesër në pushtet, at të atyre që do të vijnë pas nesh. Një shtresë të mesme, garante të demokracisë, një shtresë të mesme garante dhe të interesuar në institucionet e pakapura nga politika. Një politikë pa fytyrë njerëzore, që kap institucionet është arsyeja kryesore e batakut ekonomik ku kemi rënë.

Blendi Fevziu: Sa kohë ju duhet implementimi i saj, që ta dijë qytetari që voton. Taksa 9 përqind, sa kohë do marrë në implementim?

Lulzim Basha: Taksa 9 përqind do të jetë një nga masat e para.

Blendi Fevziu: Po sa kohë do të marrë për t’u implementuar?

Lulzim Basha: Në momentin që shpallet ajo është taksa 9 përqind, që në momentin e parë./tvklan.al