Në një reagim të bërë në Twitter, kreu i Partisë Demokratike ka sqaruar se taksa e sheshtë 9% do të krijojë mundësinë për përfitim për të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Basha thotë se ky propozim që vjen nga PD do të rrisë fuqinë blerëse.

Bashkangjitur postimit, Basha ka publikuar edhe një video, ku sqarohet me shembuj konkretë disa kategori që do të përfitojnë nga kjo taksë. /tvklan.al