Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një komunikim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë lidhur me situatën e rënduar të pandemisë nga COVID-19. Në fjalën e tij Basha tha se  Shqipëria mbetet një nga vendet që ka numrin më të ulët të testimeve dhe nuk bëhet gjurmimi i rasteve, as i atyre të kontaktit.

Më tej kreu i PD tha se mjekimet bëhen me telefon dhe pacientëve dhe Covid nuk u bëhen analiza, skaner dhe kontrolle të tjera për të parë gjendjen klinike të tij. Sipas kreut të opozitës të gjitha mjekimet që marrin pacientët duhet të rimburësohen 100% dhe shtoi se ende nuk ka një protokoll të qartë.

Basha foli dhe për vaksinën e Covid-19 dhe ta se qeveria nuk ka bërë asnjë veprim për të siguruar doza për popullësinë. “Sa i përket çështjes së vaksinës, ne kemi kërkuar bashkëpunim me BE-në dhe me SHBA-në që në korrik, por qeveria nuk ka bërë asnjë lëvizje për këtë gjë”, u shpreh kreu i PD.

Basha solli në vëmendje dhe premtimin e qeverisë për pagë 1 mijë Euro për mjekët e vijës së parë. “Paketa që u trumbetua me të madhe për 1 mijë Euro në muaj është bërë selektive dhe disktriminuese, prandaj dhe mjekët do të dalin nesër në protestë”, tha ai.

Numri një i opozitës u shpreh se “mjekët sot janë më të nënpaguarit dhe më të rraskapiturit në rajon, po krahason me fqinjët dhe jo me vendet Evropiane”. Po ashtu kreu i PD solli në vëmendje dhe gripin stinor dhe i bëri qeverisë që të marrë masa. Në fund Basha kërkoi edhe njëherë testimin e mësuesve dhe pasisjen me mjete të nevojshme kundër Covid në të gjisha shkollat e vendit./tvklan.al