Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Korçë, pas tërmetit që ra mëngjesin e sotëm. “Shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim familjeve të prekura”, shkruan lideri i opozitës në rrjetet sociale.

Për tërmetin reagoi edhe Presidenti Meta. Ai u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur.

Tv Klan