Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të paraqitet mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Ai është thirrur të japë shpjegime për padinë e bërë nga kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla, për çështjen e Xhisiela Malokut.

Balla e ka paditur Bashën për shpifje, pasi ka deklaruar se deputeti socialist ka qenë i pranishëm në komisariatin e Fushë-Krujës kur po merrej në pyetje Rexhep Rraja, që sipas ish-policit Emiljano Nuhu ka kërcënuar me armë Xhisielën.

Tv Klan