Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kreut të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, Abren Kraja që të dalë para mediave dhe të sqarojë qytetarët lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se Kraja duhet të dalë e të thotë se në çfarë faze janë hetimet, cilët janë pyetur lidhur me inceneratorët.

I kërkoj Arben Krajës kreut të SPAK, të dalë e të prononohet publikisht të tregojë se ku janë hetimet për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Kërkoj sot të bëjë detyrën, e ka për detyrim dhe sikur unë të isha taksapaguesi i fundit i vendit dhe jo kur jam kryetar i opozitës. Të dalë e të thotë kush janë prokurorët që po merren me hetime, kush është pyetur për këtë aferë?”, tha Basha.

Kreu i opozitës shtoi se Kraja dhe të gjithë prokurorët e SPAK kanë mbrojtje speciale dhe nuk mund të heshtin.

Të dalë e të tregojë hetimet e SPAK. Nëse ka presione të llojit mafioz të dalë dhe të denoncojë dhe ne do u dalim në krah. Ndryshe ai po hesht njësoj si pronarët e incenatorëve”, shtoi lideri i PD./tvklan.al