Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Lezhës. Në fjalën e tij para lezhjanëve, Basha bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të dalin të votojnë numrin 9 ditën e diel që të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

Kreu i opozitës gjithashtu ju drejtua dhe punonjësve të administratës i cili u kërkoi të mos kenë frikë dhe të dalin të votojnë për ndryshimin, pasi ka ardhur ora që t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

“Të gjithë bashkë në kutitë e votimit duke votuar të dielën numrin 9. Cilin numër? 9 për të çliruar Lezhën nga korrupsioni dhe bandit, 9 për t’i kthyer edhe administratën shtetërore, dinjitetin e munguar. Sot, kam një thirrje për çdo punonjës të administratës që paguhet me taksat tona dhe që kërkon t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve por është skllavëruar nga padronët e tyre që pasurohen çmendurisht duke vjedhur taksat e shqiptarëve. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj të administratës publike. Harrojini tamtamet e atij që e di që me 25 prill ditën e diel e pret humbja më e thellë dhe Shqipërinë fitorja më e madhe. Asnjë frikë për ju. Me 25 prill ne do të largojmë vargonjtë që ju kanë skllavëruar, padronët që ju shfrytëzojnë deri në palcë për bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ata që mbahen me taksat e shqiptarëve dhe ju që do të keni mundësinë të shërbeni me nder, ligjit dhe qytetarëve. Policia e shtetit, forcat e armatosura, mësuesit, mjekët, infermierët, të gjithë ata që duan të shërbejnë dhe të gjithë ata që do të shërbejnë qytetarëve dhe ligjit, masivisht drejtë kutive të votimit, krah për krah. Marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, për fitoren më të thellë, për fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari. Për 11 orë, për 11 orë do të mbyllet zyrtarisht fushata”, tha Basha./tvklan.al