PD denoncon gjendjen e vështirë të biznesit të vogël

Rabjana Shima është një prej përfaqësueseve të shumë bizneseve të vogla në Tiranë, e cila me minimarketin e saj përpiqet të ushqejë familjen e saj. Por ajo shprehet se me rritjen e taksave dhe mungesës së mbështetjes për të përballuar pasojat e pandemisë, tashmë rrezikon falimentimin. Rasti i saj është sjellë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka denoncuar edhe një herë gjendjen e vështirë në të cilën sipas tij ndodhet biznesi I vogël në vend.

Në 2013-ën, filluan taksat të ndryshojnë. Taksat u rritën jashtë mase shumë saqë po bëhet e papërballueshme. Taksat lokale, taksë pastrimi unë paguaj 690 mijë në vit. Taksë arsimi paguaj 170 mijë në vit, dhe taksë e hapësirës publike 100 mijë lekë në vit. Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH. Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit dhe kam paguar mbi 10 muaj tatim fitimin 170 mijë lekë në muaj. Ne jemi drejt falimentimit. Për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di së ku do të shkoj”, u shpreh Shima.

Sipas Bashës kjo është gjendja në të cilën ndodhen sot shumë biznese në vend, ndaj ai i kërkon qeverisë që të marrë parasysh planin pesë pikësh të propozuar nga Partia Demokratike për ti ardhur në ndihmë ccdo qytetari, përfshi edhe biznesin.

Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi”, tha Basha.

Plani i propozuar nga PD parashikon ndër të tjera edhe pagesën e një ndihme prej 1 mijë eurosh  në muaj për të përballuar shpenzimet minimale.

Tv Klan