Kryetari i partisë Demokratike ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një mesazh sensibilizimi.

Lulzim Basha u është drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë duke u bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin me rigorozitet këshillat e ekspertëve dhe respektimin e masave të marra nga qeveria, për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Këtë kohë të vështirë, Basha e ka cilësuar si kohë sakrificash për shëndetin e gjithë familjes.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!” /tvklan.al