Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bën thirrje shqiptarëve për ndryshim. Me anë të një videoje në mediat sociale, numri një i opozitës shprehet se çdo qytetar e ka në dorë fatin e tij dhe nuk mund të lejojë të tjerët të vendosin për të.

Kreu i PD shprehet se secili është i pari dhe mund të largojë qeveritarët që nuk punojnë për interesat e qytetarëve. Po ashtu i bën thirrje që askush mund të largohet nga Shqipëria, por ta ndryshojë atë.

 “A e di cili është i pari? A e di cili merr vendime për ty? Jo, ky, as ku, as ky dhe as ky. Je ti! Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë.

Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju”, shkruan Basha./tvklan.al