Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi sot me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi sot ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit.

Të rinjtë që studiojnë për mjekësi i thanë shefit të opozitës se nuk duan të ikin jashtë, por kushtet me të cilat ata përballen në shërbimin shëndetësor shqiptar, i detyrojnë të marrin rrugën e ikjes.

Duke dëgjuar problematikat e panumërta të studentëve, Basha tha se shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme. Kreu i opozitës, iu tha mjekëve të ardhshëm se qeveria e re do ta ndryshojë këtë situatë dhe do bëjë gjithçka që të rinjtë dhe mjekët mos të ikin, por të qëndrojnë e të punojnë me dinjitet e të vlerësuar në vendin e tyre.

“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore. Si ta ndalim këtë? Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar. 7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim”, tha Basha

Basha u shpreh se gjëja e parë që do të bëjë nëse vjen në pushtet është rritja e rrogave për mjekët dhe infermierëve, si dhe sigurimin e kushteve të punës./tvklan.al