Basha tregon planin e vetëm të Ramës për pandeminë



Basha tregon planin e vetëm të Ramës për pandeminë

12:22 16/10/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë sërish thirrje kreut të qeverisë të zbatojë planin me 5 pika të qeverisë kundër pandemisë.

Basha sipas Ramës nuk ka asnjë zgjidhje për pandeminë dhe shtoi se qeveria u vendos vetëm gjoba qytetarëve.

Zgjidhja e vetme e Ramës për pandeminë është gjoba, gjobit qytetarët që nuk mbajnë maskë dhe lekët ua jep bizneseve të inceneratorëve. E dëgjuat dhe dje që tha se nuk do të ketë as paketë të tretë ekonomike. Gjobë për qytetarin, gjobë për biznesin, kjo është ndihma e vetme e Edi Ramës për pandeminë. Një herë nxorri autoblindat”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej numri një i qeverisë komentoi dhe buletinet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se nuk tregojnë më se sa teste bëhen tek privatidhe sa tek laboratori publik.

E keni parë që tani nuk tregojnë më sa teste bën ISHP dhe sa privatët, sa janë tamponë dhe sa janë serologjik”, shtoi Basha./tvklan.al





Të ngjashme