“Jemi partia e shpresës, shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë”

Me foton e protagonistëve kryesorë të themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë urimin në përvjetorin e 29- të themelimit të kësaj force politike.

Përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, kreu i demokratëve shkruan se dy fjalët Liri – Demokraci, ishin 29 vite më parë oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada.

Sipas tij, PD-ja ia ka dalë të jetë partia e shpresës dhe se shqiptarët i kanë sytë nga kjo forcë politike.

Shqiptarët, vijon postimin e tij Basha,  meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre dhe meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre.

“Së bashku do ta bëjmë realitet”, përfundon urimin e tij kreu i opozitës.

Tv Klan