Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor

09:50 16/09/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor. Në një postim në Facebook, kryedemokrati thotë se e ardhmja më e mirë për fëmijët nuk do të vonojë në Shqipëri.

“Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë“, shkruan Lulzim Basha.

24 mijë fëmijë u ulën sot për herë të parë në bankat e shkollës. Sistemi 9-vjeçar numëron për këtë vit 272 mijë nxënës. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori