Basha uron Pashkën: Triumfi i jetës mbi vdekjen – TV KLAN

Basha uron Pashkën: Triumfi i jetës mbi vdekjen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës që simbolizon ngjalljen e Krishtit.

Në një urim në rrjetet sociale, Basha thotë se kjo është festa e triumfit të jetës mbi vdekjen dhe të vërtetës mbi padrejtësinë.

“Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!
Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, thotë Lulzim Basha. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
1 Koment
  • jaku
    28 Prill 2019 at 14:20
    Përgjigju

    O BASHE MASHTRUSI ,JEZU KRISHTI NA MESOI DASHURI ,NDERSI TI ME ,P,D, VELLAVRASIE
    PRA DUHET TE KESH TURP TA ZESHE ME GOJE JEZU KRISHTIN
    TI LULO NUK KE AS FE ,E AS BESE
    SI NUK JU VJEN TURP QE DERGONI DHE URIME?

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione