Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës që simbolizon ngjalljen e Krishtit.

Në një urim në rrjetet sociale, Basha thotë se kjo është festa e triumfit të jetës mbi vdekjen dhe të vërtetës mbi padrejtësinë.

“Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë”

, thotë Lulzim Basha.

/tvklan.al