Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar sot besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.

Në një postim në mediat sociale, Basha uron që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen plot me shpresë dhe besim. Ai shto se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.  Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan kreu i PD./tvklan.al