Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbështetje të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu zhvilloi një takim me të rinjtë në qytetin e Peshkopisë.Basha shprehu optimizëm për arritjen e fitores në këto zgjedhje

Lulzim Basha – Kryetari i Partisë Demokratike: “Ju jeni paralajmëruesit e parë të fitores tonë. Fitorja nuk është kurrë më e sigurtë sesa kur është në duart e rinisë dhe fitorja në Dibër është në duart e rinisë dibrane”.

Arsimi si prioritet për punësimin e rinisë është një ndër pikat kryesore të programit të kandidatit Sherefedin Shehu.

Sherefedin Shehu – Kandidat për Kryetar Bashkie Dibër:

Unë do t’ju mbështes që të shkolloheni ashtu siç e meritoni ju edhe Dibra. Dibra është vendi me pasuri intelektuale. Dibra është vendi me një trashëgimi të madhe dhe kësaj pasurie ne do ia rrisim vlerat duke sjellë investime në Dibër. Flasim për investime private. Ne do të krijojmë një vizion të ri, por realizimi i tyre kërkon energji dhe atë energji do e marrë tek ju. Ju do të jeni energjia e realizimit të projekteve të zhvillimit të Dibrës”.

Shehu është duke zhvilluar takime prej disa ditësh në Dibër, por ai u prezantuar dje si kandidat në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë.

Tv Klan