“Të ndalen prokurimet dhe tenderët sekretë”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me bizneset në njësinë administrative numër 5 në Tiranë. Sipas tij numri i bizneseve në këtë zonë edhe pse është një nga më të dendurat në Tiranë është shumë i vogël dhe numri i njerëzve në biznese po ashtu.

Kreu i PD thotë se rënia e konsumit ka shtrënguar ekonomikisht këto biznese dhe se qeveria nuk po iu qëndron pranë. Nëse qeveria qëndron pranë oligarkëve, situata e rëndë ekonomike e bizneseve të vogla do të thellohet edhe më shumë.

Basha bëri thirrje për ndalimin e prokurimeve, sipas tij korruptive, tenderëve sekretë dhe koncesioneve.

Tv Klan