“U vodhën paratë e destinuara për rindërtimin”

Një vit nga tërmeti tragjik ku humbën jetën bashkëshortja dhe I biri në Thumanë, Bujar Çuka thotë se ende nuk ka marrë zgjidhje nga pushteti local për banesën e dëmtuar që nga lëkundjet e 21 shtatorit. Denoncimin e tij e solli kreu I opozitës Lulzim Basha, I cili takoi dy të mbijetuarit e kësaj familjeje që tashmë janë zhvendosur me qira në zonën e Don Boskos.

Më thirrën te minibashkia, duhet të dalësh nga shtëpia se tha, shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qira. Gjeta shtëpi me qira, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ato.”

Ndërsa e bija e mbijetuar nga tërmeti kërkon drejtësi për nënën dhe vëllai që humbën jetën nën rrënojat e pallatit në Thumanë.

Kërkoj drejtësinë, asgjë më tepër për mamin dhe vëllain tim ashtu, si edhe për të gjithë 24 të humburit, personat e tjerë të cilët humbën jetën”.

Rasti I familjes Çuka për kreun e opozitës nuk është i vetmi, sipas tij janë më qindra qytetarët që janë lënë në harresë nga qeveria, duke vijuar të qëndrojnë në çadra.

Një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar”.

Basha u ndal edhe në dy familje të tjera në Thumanë të cilët një vit pas prishjes së banesave nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje nga qeveria.

Ndërkaq , selia blu denoncoi me shifra vjedhjet që sipas saj janë bërë me procesin e rindërtimit duke akuzuar qeverinë se po e përdor këtë fatkeqësi për të grabitur edhe në periudhë zgjedhje.

Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi”.

Kemi 76 milionë euro të tenderuar për shtëpi individuale, por fare pak të përfunduara”.

Në një tjetër dalje, selia blu tha se zona 5 Maji në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë banesat e qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Janë 52 milionë euro që do të hidhen në 12 godina të përqendruar në dorën e ndërtuesit. Kjo zgjedhje ekstraligjore ka vetëm një shpjegim: korrupsionin dhe vjedhjen me fondet e rindërtimit”.

Tv Klan