“Dëshmitarit X” i janë ofruar 200 mijë Euro për të mbyllur gojën, nga vrasës të skeduar nga Vlora dhe Fushë Kruja për të mohuar dëshminë e bërë publike”. 

Kjo është deklarata e fortë e bërë nga kreu i opozitës edhe pse kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka ndërprerë seancën, Lulzim Basha vazhdoi fjalimin e tij live nëpërmjet rrjetin social Facebook.

Ndryshe nga një ditë më parë, ku tha se njerëz të afërt me ministrin Fatmir Xhafaj dhe të vëllain e tij i kanë ofruar 200 mijë euro të afërmve të Albert Veliut, i njohur ndryshe si “Dëshmitarit X”, që ky i fundit të ndryshojë dëshminë, sot Basha tha se ata janë vrasës me pagesë nga Vlora dhe Fushë Kruja.

Kryeopozitari tha gjithashtu se duhet të kishte nisur një hetim për të gjithë familjen Xhafaj dhe pasuria e tyre duhet të sekuestrohet.

“Të gjithë anëtarët e familjes Xhafaj duhet ti nënshtrohet një hetimi dhe këto pasuri duhet të konfiskohen. Fatmir Xhafaj është vetë subjekt i ligjit antimafia”.

Sipas Bashës, Agron Xhafaj duhet të ishte sot në burg për të vuajtur dënimin, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë sepse ai mbrohet nga vëllai i tij, Agron Xhafaj dhe nga kryeministri Edi Rama.

“Agron Xhafaj duhet të ishte sot në qeli duke u hetuar për veprat e tij penale. Fatmir Xhafaj nëse do kishte ndonjë fije nderi duhet ta kishte çuar vëllain e tij në burg. Por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”.

Basha ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e së shtunës.

/tvklan.al