Basha: Biznesi i vogël në krizë të thellë ekonomike


Basha: Biznesi i vogël në krizë të thellë ekonomike

11:52 26/07/2020

“PD ka plan për nxitjen dhe punësimin, heqim çdo taksë”

Lulzim Basha ka vijuar akuzat në adresë të qeverisë se e ka futur vendin në një krizë të thellë ekonomike, duke çuar në mbylljen e qindra bizneseve të vogla në vend.

“Paaftësia e qeverisë Rama për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten çdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal”.

Për daljen nga kriza, Basha thotë se Partia Demokratike ka një plan ekonomik që synon mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve.

Në themel të programit, kreu i opozitës rendit heqjen e taksave dhe tarifave lokale dhe vendosjen e një takes të vetme sa 0.5% të xhiros.

Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë sipas kryedemokratit, terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes.

Tv Klan




Të ngjashme