Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i konsideron një luftë për demokracinë.

Duke folur forumin “Pespektivat për një të ardhme europiane të vendit” organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, kryedemokrati u shpreh se sfidat janë të mëdha, por theksoi se Partia Demokratike do të përmbushë këtë mision.

Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend. Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara. Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri.Kёtё nuk janë vetёm njё parё zgjedhje por ёshtё njё lufta pёr demokraci. A do tё jetë Shqipёria nё anën e gabuar tё njё përdhe tё re tё hekurt qё po ndan shoqëritë midis atyre qё mund tё mbajmё zgjedhje tё lira dhe tё drejta apo muri i korrupsionit, i krimit nga ata persona qё janë nё fuqi do ta vendos Shqipërinë nё anën e gabuar tё kësaj përdheje tё hekurt ku ka njё vijueshmëri tё sundimit jo demokratik qё nuk respekton votën e qytetarëve. Jam plot besim siç shoh çdo ditё shpresën dhe optimizmin dhe dëshiron e njerëzve pёr ndryshim se Partia demokratike e Shqipërisë ka lindur pёr tё mishëruar kёtё ndryshim. Pjesëmarrës të nderuar, sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë”.  /tvklan.al