Basha: Zgjidhja emergjente, rritja e numrit të testimeve

Basha: Zgjidhja emergjente, rritja e numrit të testimeve

13:15 20/10/2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se Rama e ka çuar në kolaps shëndetësinë. Sipas kryedemokratit me papërgjegjshmërinë e tij, Rama ka dëbuar mjekët dhe ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët.

“Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre”, thotë Basha, i cili shton se paratë duhet të shkojnë për qytetarët dhe jo pushtetarët./tvklan.al





Të ngjashme