Basha: Zgjidhja nga brenda, jo nga ndërkombëtarët

Basha: Zgjidhja nga brenda, jo nga ndërkombëtarët

15:41 17/09/2019

“Po përgatisim një platformë për daljen e krizës”

Edhe pse në qëndrime palët duken shumë larg arritjes së një marrëveshje për t’i dhënë fund zgjidhjes së krizës politike, Lulzim Basha ka shuar çdo shpresë për ndërhyrje të ndërkombëtarëve.

Duke folur nga Shkodra pas një takimi që zhvilloi me Voltana Ademin dhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike ne këtë qark, kryedemokrati u shpreh se zgjidhja duhet të vjë nga brenda.

“S’ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda. Nga jashtë kemi miq, siç kemi patur. Kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli. Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar duke marrë fatin tonë në duart tona”.

Rrugët e daljes nga kriza, kryedemokrati thotë se i sheh tek platforma kombëtare qe opozita po përgatit.

“Jemi të vendosur t’i japim zgjidhjen shqiptarëve dhe me platformën që do të paraqesim para qytetarëve në dialog me ta, bashkë me zgjidhjet që do të parashtrojmë do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së krizës të jetë sa më e shkurtër. Betejë deri në fund, për të çliruar vendin nga politika e lidhur me krimin”.

Si dëshmi të lidhjeve të politikës me krimin Basha risolli rastin e Valdrin Pjetrit dhe atë të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, duke akuzuar Edi Rama se bashkëqeveris me banda e persona me rekorde kriminale, ndonëse Babani i ka hedhur poshtë akuzat.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT