Pas deklaratës dhe thirrjes së ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.

Në një postim në Twitter Basha shprehet se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët.

“Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore”, shkruan  Basha.

Më herët Kim në një opinion të publikuar në faqen zyrtare të selisë diplomatike thekson nevojën urgjente të ngritjes së kësaj gjykate.

Ambasadorja Kim thotë se është ky organ që mund të vendosë për ligjshmërinë, pasi as Presidenti dhe as Kuvendi nuk janë gjykata. /tvklan.al