Dikur ishte Alfred Mirashi ai që trokiste dyerve të galerive e muzeve të Italisë për ta bërë punën e tij të dukshme. Sot janë ata që e kërkojnë krijimtarinë e tij ta kenë pjesë të kalendarëve artistike. Në përgatitje, në Arcos, Muzeu i Artit Bashkëkohor në Benevento është ekspozita personale e Alfred Mirashit.

Nga fillimi e deri më tani dhe me shumë gjasa përgjithnjë çelësi do ta udhëzojë në çdo kërkim të tijin artistik.

Arti 20 vjeçar i Milotit do të përmblidhet në pikturë, skulpturë dhe instalacion.

Tema e ekspozitës është përzgjedhur si vendi më i përshtatshëm për t’u prezantuar edhe libri më i fundit i Papa Francesco, “Noi Fratelli”, “Ne vëllezërit”.

Në fund të Shtatorit, nga Arcos, Alfred Mirashi si artist i përgjigjet politikave kundër emigracionit me një ekspozitë e cila në çdo këndvështrim të saj ngulmon te bashkëjetesa mes të ndryshmëve.

Tv Klan