Një 22-vjeçare ka rënë prangat e Policisë së Durrësit. Autoritetet sqarojnë se 22-vjeçarja A.B. është arrestuar pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me Endri Zajën.

Për të renë rëndon akuza “Përkrahja e autorit të krimit”. Zaja është arrestuar pasditen e sotme teksa ishte duke bërë plazh.

I riu akuzohet për 2 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit dhe për një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuare./tvklan.al