Olrg butkoviç: Kemi interes që Zagrebi të lidhet me Tiranën me linjë ajrore

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku priti homologun kroat Olrg Butkoviç për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në sektorin e transportit dhe infrastrukturës. Ministri kroat shprehu interesin për krijimin e një linje ajrore Zagreb-Tiranë.

“Kemi interes që Zagrebi të lidhet me Tiranën me linjën ajrore dhe kjo na gëzon se do fillojmë me biseda serioze. Ekziston një nevojë që të kemi bashkëpunim jo vetëm me ministritë por dhe me kompanitë ajrore”.

Ndërkohë, ministrja Balluku foli dhe për mundësitë e tjera të bashkëpunimet mes dy vendeve.

“Kemi diskutuar se si mundte bashkëpunojmë në fushën e transportit detar, se si mund të krijohen linja detare nga Durrësi nga Zadar ose nga Durrësi në Rieka dhe anasjelltas. Kemi diskutuar dhe për zhvillimin hekurudhor në vend”.

Një tjetër projekt i rëndësishëm sipas ministres Balluku është korridori Blu që përshkon gjithë anën e Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga Kroacia dhe përfunduar në Greqi.

Klan News