Në emisioni “Rudina” ka qenë e ftuar këngëtarja nga Kosova, Vjollca Haxhiu, e cila njihet ndryshe edhe si këngëtarja e bashkëpunimeve. Ajo ka bashkëpunuar me emra të njohur si Sabri Fejzullahu, Meda, Sinan Hoxha, Sinan Vllasaliu etj.

E pyetur nga Rudina Magjistari nëse bashkëshortet e këtyre këngëtarëve kanë qenë xheloze për të, ajo shprehet se ka një marrëdhënie shumë të mirë, madje shëtit dhe udhëton shpesh me to.

Rudina Magjistari: Bashkëshortet e këtyre këngëtarëve, a janë bërë ndonjëherë xheloze për ju?

Vjollca Haxhiu: Asnjëherë, përkundrazi, kam shumë raporte të mira me të gjitha bashkëshortet e këtyre këngëtarëve. Kam më shumë miqësi me to sesa me këngëtarët. Shëtisim, udhëtojmë dhe bëjmë pushime bashkë. /tvklan.al