Bashkëpunimi rajonal, rruga më efektive drejt Integrimit Evropian


Bashkëpunimi rajonal, rruga më efektive drejt Integrimit Evropian

09:21 03/12/2022

Kongresi Rinor Kombëtar, tashmë prej gjashtë vitesh është pjesë e platformës rajonale Connecting Youth (Të Ndërlidhim të Rinjtë) e cila është një platformë që bën bashkë gjashtë strukturat rinore ombrellë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Bosnje Hercegovinën).

Kjo platformë është iniciuar nga Instituti për bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) me suportin e Fondacionit Gjerman Hanns Seidel, dhe që prej vitit 2022, ka hyrë në një tjetër fazë zhvillimi e cila i kushton rëndësi të veçantë advokimit dhe lobimit për strukturat rinore të rajonit pranë institucioneve të Bashkimit Europian, me seli në Bruksel.

Prej vitesh, si pjesë e kësaj platforme, Kongresi Rinor Kombëtar ka dhënë një kontribut të vyer në politikat rinore me fokus punësimin, edukimin dhe përfshirjen e të rinjve në vendimarrje duke i kapërcyer kufijtë dhe duke lobuar më tëj në nivel rajonal. Shtyllat e punës nuk fokusohen vetëm tek kërkimi shkencor i bazuar në fakte, por edhe tek ngritja e kapaciteteve të strukturave rinore; lobimi dhe advokimi pranë institucioneve.  dialogu i strukturuar si nxitja e bashkëpunimit mes strukturave rinore më të mëdha në Ballkanin Përëndimor.

Kjo strukturë është e para në llojin e saj në Ballkan, jo vetëm për nga përfaqësia dhe shtyllat e punës, por edhe nga komponenti ndër-kulturor dhe nxitja e dialogut shumëpalësh me qëllim gjenerimin e ideve dhe zgjidhjeve konstruktive që i shërbejnë të rinjve në të gjithë rajonin.

Për këtë arsye, Platformës Connecting Youth gjatë 2021 i është akorduar çmimi i Arritjeve Ndërkulturore (IAA) nga Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare me motivacionin e një ndër iniciativave më të sukseshme në rajon që mundësojnë një terren të ri në dialogun ndërkulturor, duke zotëruar sfida specifike përmes veprimeve ndërkulturore dhe promovimin e dialogut, kulturave dhe feve. përmes pranisë së tyre në media.

Enxhi Lipa, Koordinatore Kombëtare e Platformës Connecting Youth në Shqipëri, si pjesë e sekretariatit të Kongresit Rinor Kombëtar shprehet se kjo plaformë përbën një ndër mekanizmat më të efektiv në nivel rajonal me qëllim lobimin dhe advokimin për kanalizimin e investimeve strategjike tek brezat e rinj, duke ju referuar Planit Ekonomik të Investimeve, një pakete të posatçme për Ballkanin Perëndimor si pjesë e ndihmës ekonomike nga vendet e Bashkimit Evropian.

Së fundi, Kongresi Rinor Kombëtar ka përmbyllur eventin kombëtar në kuadër të kësaj platëforme, me titull “Investimi tek aftësitë dhe mundësitë për të rinjtë-garancia rinore në Shqipëri”, i cili vë theksin në një ndër zhvillimet kryesore rajonale siç është Garancia Rinore.

Ky event kishte si synim, jo vetëm informimin partnernerëve social dhe organizatave lokale mbi zhvillimet e Garancisë Rinore në rajon dhe Shqipëri, por edhe konsultimin e tyre lidhur me prioritetet dhe implementimin e kësaj iniciative në Shqipëri. Të gjitha diskutimet kryesore të këtij eventi, do të përmblidhen në një dokument politikash i cili shumë shpejt do të afishohet online në kanalet e Kongresit Rinor Kombëtar dhe platformës Connecting Youth.  /tvklan.al









Të ngjashme