Bashkëpunonin me trafikantët e drogës, arrestohen policët italianë


Bashkëpunonin me trafikantët e drogës, arrestohen policët italianë

15:26 22/07/2020

Tortura, korrupsion dhe të përfshirë në tregtinë e drogës në qytet për të paktën 2 vjet. Pas një hetimi disamujor është bërë e mundur arrestimi i 6 karabinerëve në Piacenca. Hetimi i mbi forcat e policisë u bë nga prokurori i zonës, Matteo Centini.

Sipas burimeve pranë prokurorisë, përgjatë kohës së izolimit nga pandemia, disa karabinierë kishin siguruar çertifikata false për tregtarët e drogës në Piacezan, për t’i lejuar këta të fundit të shkonin në Milano për të marrë furnizime.

Aktualisht nuk janë bërë publike emrat e karabinierëve të arrestuar. Disa prej tyre janë mbajtur në qelitë e paraburgimit, kurse të tjerët janë nën arrest shtëpiak.

Hetimi dhe finalizimi i këtij operacini u krye nga Guarda di Finanza në bashkëpunim me policinë lokale. Mëngjesin e sotëm, zyra ku qëndronin oficerët dhe kryenin aktivitetin kriminal është vendosur nën sekuestro.

Klan Plus




Të ngjashme