Seanca e ndërmjetësimit, në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan, solli ditën e sotme një konflikt midis dy bashkëshortëve për shkak të dy shtëpive. Ata prej 40 vitesh janë të martuar dhe jetojnë në Gjirokastër, por kanë 11 vjet që janë në grindje me njëri-tjetrin për shkak të pronës. 

Njëra prej shtëpive thuhet se është trashëguar nga gjyshi dhe atje janë bashkëpronarë të gjithë anëtarët e familjes. Ndërkohë, 20 metra më tutje është ndërtuar një shtëpi e re, e cila ka qenë tokë shtetërore dhe lejen e ndërtimit e kam marrë zoti Kujtim dhe ka ndërtuar banesën.

Ata janë 6 fëmijë, 3 vëllezër dhe 3 motra dhe secili prej tyre pretendon se është bashkëpronar edhe në këtë shtëpi. Ekziston dhe një dokument që vërteton se zoti Kujtim i ka dhuruar shtëpinë vëllait të tij, por ai në studio e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Eni Çobani: Tani zonja Shqiponja ju akuzoni bashkëshortin tuaj se ka hedhur një firmë, duke i dhuruar pjesën në shtëpinë e babit të tij, Sejdi Berberi i nderuar, por sot i larguar nga jeta dhe duhet të bëjmë një shpjegim të shkurtër për sa i përket kësaj shtëpie të vjetër, ku dhe ju jeni martuar.

Shqiponja: Jemi martuar në ’83, kur edhe prindërit e Kujtimit kanë qenë gjallë!

Eni Çobani: Ju jetën bashkëshortore e keni nisur në këtë banesë?

Shqiponja: Po!

Eni Çobani: Zoti Sejdi Berberi e ka pasur në pronësi këtë banesë apo jo?

Shqiponja: Jo ajo ekziston në pronësi shtetërore.

Eni Çobani: Po pse në pronësi shtetërore? Sepse nga gjyqet që ju keni kryer këtu, unë shikoj se zotëria e ka bërë një vërtetim fakti të banesës, ku ka treguar që kjo banesë thotë se është e zotit Sejdi Berberi. Si është e mundur që është shtet sot?

Shqiponja: Faktikisht figuron që kjo ndërtesë, kjo godinë është ndërtuar në tokë shtetërore dhe godina, ndërtesa është shtetërore. Pronari është shtet dhe nuk është pronar as Fatos Berberi, as Krenari, as i ndjeri Sejdi Berberi babai i Kujtimit, as gjyshi.

Eni Çobani: Atëherë rezulton që janë 6 fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Në 6 fëmijë, 3 janë të martuar dhe 3 beqarë. Dhe 3 beqarët sot qëndrojnë në shtëpinë e babit dhe këta janë njerëzit që kanë dhe pretendimin e ngritur, se dhe shtëpia tjetër në krah, siç pretendohet që është ngritur të shtëpisë së vjetër, po që është ngritur nga çifti, është po e zotit Sejdi Berberi. Dhe kjo ka ndodhur në bisedën që unë kam kryer me zotin Krenar Berberi, të cilin nuk e njoh, por gjatë një telefonate që i kam bërë familjes Berberi më është përgjigjur ai dhe më ka thënë: Zonja Eni, kjo nuk është e babait tonë, por e gjyshit tonë. Pra ka futur një trashëgimi akoma edhe më të largët!

Shqiponja: Shtëpia ekzistuese e babait të Kujtimit, jo shtëpia jonë.

Eni Çobani: Sigurisht shtëpia ekzistuese e vjetër. I kam thënë zoti Krenar nëse kjo është e gjyshit, gjyshi sa fëmijë kishte? Kishte 10 tha. Atëherë të 10 duhet të jenë bashkëpronarë. Po tha, kështu e kemi problemin zonja Eni, që kemi shumë bashkëpronarë në këtë shtëpi.

Shqiponja: I takon 1/7 pjesë e Sejdiut. Se u takonte 7 fëmijëve të brezit të Sejdos.

Eni Çobani: Pra kjo ishte shtëpi e gjyshit, siç thotë Krenari?

Shqiponja: Po po, por si rrjedhim rridhte nga gjyshi.

Eni Çobani: E dashur edhe njëherë, kemi dy banesa, banesën e vjetër dhe banesën e re.

Shqiponja: Po banesa e re është 20 m larg shtëpisë së babait të Kujtimit.

Eni Çobani: Ata ngrenë pretendimin që shtëpia e vjetër është e gjyshit dhe atje do futen dhe hallat dhe xhaxhallarët dhe ju jeni dakord me këtë?

Shqiponja: Po është shumë e saktë!

Eni Çobani: Ndërkohë në shtëpinë e re, që ju thoni që keni bërë ju të dy, jeni vetëm ju, s’janë ata?

Shqiponja: Po jemi vetëm ne të dy!

Eni Çobani: Tani pretendimi që ngre zoti Krenar është që edhe në shtëpinë tjetër është ndërtuar gjatë kohës që ne kemi punuar, kemi dhënë kontribut, është marrë një kredi.

Shqiponja: Ku e kanë dokumentin?

Eni Çobani: Dakord jam! Fakti që ata thonë se janë bashkëpronarë dhe e kanë fituar këtë gjë edhe në gjykatë, juve ju del një problematikë shumë e madhe për ta vërtetuar. Zoti Kujtim ju thoni që s’ka kontatë dhurimi?

Kujtim: Jo s’ka!

Eni Çobani: Ndërkohë që ke marrë pjesë në gjykatë dhe këtu është pranuar që ka një dokument, një kontratë dhurimi.

Kujtim: Unë s’kam falur asnjë pjesë!

Eni Çobani: Të gjithë ju si bashkëpronarë ia keni dhurar pjesën tuaj njërit prej vëllezërve që quhet Fatos Berberi!

Kujtim: Ata gënjejnë, unë që ti’ fal shtëpinë atij, nuk ia kam falur atij.

Shqiponja: Ty të kanë vjedhur gjithë dokumentet e shtëpisë!/tvklan.al