Bashkëshorti i deputetes së PS-së: Është e vështirë të shohësh vrer e të cenohet morali i një gruaje në politikë



Bashkëshorti i deputetes së PS-së: Është e vështirë të shohësh vrer e të cenohet morali i një gruaje në politikë

14:38 28/03/2021

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë deputetja e njohur e PS-së Blerina Gjylameti dhe bashkëshorti i saj Kosta, të cilët kanë bërë një intervistë ndryshe. Kosta ka treguar se është hera e parë që ai del para kamerave dhe këtë sakrificë e ka bërë vetëm për Blerinën.  I pyetur nga Ardit Gjebrea se çfarë kosto ka për familjen, përfshirja e gruas në politikë, ai shprehet se është shumë e vështirë që të shohësh aq shumë vrer dhe të cenohet morali i një gruaje në politikë.

Ardit Gjebrea: Pak më parë fole për sportin e vështirë të politikës sidomos kur është grua, çfarë kosto ka për një familje përfshirja e gruas në politikë?

Kosta: Unë nuk dua ta them në mentalitetin shqiptar se është fjalë shumë e madhe, por për një femër, të paktën për Blerinën, koleget e Blerinës nga cila do forcë politike, është e vështirë për një familjar të shohë aq shumë vrer, aq shumë komente dhe të cenohen ato limite që të paktën për pjesën morale janë shumë të rëndësishme për njerëzit.

Blerina Gjylameti: Shpesh herë për gratë në politikë edhe pse kanë ndryshuar shumë, së paku nga momenti që unë jam pjesë e politikës aktive, por edhe më parë ka ndryshuar shumë. Ajo që është e rëndë, është fakti që harrohet që një grua është bashkëshorte, është nënë, është vajzë dhe tek fyen një grua, ke fyer të gjithë ata që të rrethojnë dhe kjo është shumë e rëndë. Besoj që edhe teknologjia na i ka bërë të mundur që shpesh herë t’i shprehim gjërat pa marrë parasysh se si ndikon kjo tek jeta e dikujt. Unë besoj se me ndryshimin e mentalitetit, do ndryshojnë dhe shumë elementë dhe mbi të gjitha do ndryshojë edhe mënyra se si e shohim politikën. /tvklan.al







Të ngjashme