Bashkëshorti i Lindita Nikollës: Para dasmës kam bredhur me motor për të gjetur gjizë dhe mëlçi



Bashkëshorti i Lindita Nikollës: Para dasmës kam bredhur me motor për të gjetur gjizë dhe mëlçi

14:59 07/02/2021

Deputetja e njohur e PS-së Lindita Nikolla ka qenë e ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare së bashku më bashkëshortin e tij Ligor Nikolla. Ata kanë folur për marrëdhënien e tyre, si janë dashuruar dhe për periudhën e dasmës. Ligori ka treguar se ishte kthyer nga Franca vetëm një javë para dasmës dhe se gjithë atë javë ai ka qenë në kërkim të gjizës dhe mëlçisë për fërgesë që do i servirnin të ftuarve në restorant.

Ardit Gjebrea: Po dasmën kur e bëtë?

Ligor Nikolla: Dasmën e kemi bërë në 23 Korrik të ’89-ës.

Ardit Gjebrea: Kur u ktheve nga Franca.

Lindita Nikolla: Një javë para dasmës (qesh).

Ardit Gjebrea: Dasmën ta kanë bërë ata të shtëpisë, nuk je lodhur dhe aq shumë.

Ligor Nikolla: Jam lodhur aq shumë sa nuk e ke idenë. Në atë kohë ka qenë kriza totale, nuk gjeje asnjë gjë në Shqipëri. Pavarësisht se kishim gjetur restorantin dhe për kohën ishte restorant i mirë, nuk kishte gjizë dhe mëlçi për fërgesë. Mirëpo dasmë pa fërgesë në atë kohë sikur nuk shkonte. Dhe kam bredhur 1 javë me motor për të gjetur gjizën dhe mëlçinë për fërgesën.

Lindita Nikolla: Gjithsesi dasma ishte shumë e bukur, kam ndenjur 5 ditë e veshur nuse dhe një dasmë ku muzika e vallëzimi ishte kryefjala. /tvklan.al







Të ngjashme