Pas humbjes së bashkëshortit Andrea Haxhiaj në Gjirokastër në lufte me flakët, në Tiranë në repartin e djegie plastikës në QSUT ndodhet në gjendje të rëndë edhe T. Haxhiaj 57 vjeçe.

Sipas burimeve nga QSUT mësohet se ajo është transportuar nga Gjirokastra në gjendje të rëndë për në kryeqytet dhe se ka djegie të shkallës së tretë në masës 75% të trupit.

Sipas mjekëve gjendja e 57-vjeçares paraqitet e rëndë ndërsa po trajtohet me mjekim intensiv ne reanimacionin e Shërbimit të Djegie-Plastikës.

Ajo së bashku më burrin e saj u përpoqën të shuanin flakët që po kërcënonin banesën e tyre në të martën në orët e pasdites në fshatin “Asim Zenel”.

Klan News