Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, është paraqitur në SPAK, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Nito qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e SPAK.
Kujtojmë se biznesmeni Elman Abule po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. SPAK ka dyshime se Abule është përfshirë në një skemë pastrimi parash me çiftin Xoxa-Veliaj.
Ndërkohë ditën e sotme pritet që të zhvillohet në GJKKO seanca ku SPAK do të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2-mujore ndaj Veliajt.
/tvklan.al