Bashkëshortja e Endri Mustafës, Ingrid Mustafa, ka folur për media pasi burri i saj u gjet i vdekur të hënën. Policia e Shkodrës arrestoi këtë të martë dy persona, mes të cilëve një të mitur si dhe shpalli në kërkim Ibrahim Licin si autor të vrasjes.

Por Ingrid Mustafa mohon që pas kësaj ngjarje të jetë familja Lici dhe më konkretisht Ibrahimi. Ajo thotë se Endri Mustafa ka qenë shok me djemtë e Mustafa Licit. Për këtë fakt, thotë se janë “100% të sigurtë si familje”. Madje, bashkëshortja tha se me familjen Lici kanë patur hyrje-dalje.

Ajo ka folur edhe për momentin kur është larguar Endri Mustafa nga shtëpia, por fatkeqësisht për të mos u kthyer më. Sipas saj, ka qenë 15-vjeçari i arrestuar, Ergys M., ai që e ka nxjerrë nga shtëpia pas një mesazhi të dërguar në celular.

Sipas saj, Endri Mustafa nuk ka pasur pistoletë kur ka dalë, por vetëm një xhaketë që ia ka dhënë vetë ajo.

Bashkëshortja pohoi se Endri Mustafa ka qenë në kërkim nga policia. Ajo u shpreh se ai ishte kthyer për të parë fëmijët në festën e Bajramit.

Për vrasjen e Endri Mustafës është arrestuar 15-vjeçari Ergys M. dhe Edison Arazi, 26 vjeç, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Po ashtu, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e Ibrahim Lici, 28 vjeç, si autor i dyshuar i vrasjes.

Ingrid Mustafa: Ata janë komshinj. Nuk kemi patur kurrë asnjë lloj problemi me ta. Burri im ka qenë shok me djemtë e tij dhe për këtë gjë që e kanë nxjerrë ata unë kam dhënë deklaratën në polici. Unë e kam thënë edhe ne polici se këta nuk kanë lidhje me burrin tim. Habitem si e kanë nxjerrë sepse nuk ka lidhje dhe në vetë si familje jemi 100% te sigurte që kjo gjë nuk ka ndodhur prej djalit të tij (Ibrahim Lici) që e kanë nxjerrë. Ata i kemi komshinj dhe nuk kemi patur kurrë asnjë problem, asnjë lloj mosmarrëveshje me ta.

Si iku Endri nga shtëpia?

Ingrid Mustafa: Atë natë ka dalë në 10:00 të darkës. Po iki tha dhe më tha t’i jap një xhakovento me kapuç. Më tha “po shkoj deri në Livadhe dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj” tha. Ishte duke rënë edhe shi. Unë i thashë “të lutem mos dil se është natë”, por më tha “nuk vonoj dhe vij menjëherë”. Ishte me këtë djalin mbrapa, me këtë komshiun. Ai kishte ardhur nga mesdita dhe e kërkonte vazhdimisht. I kishte bërë disa muhabete, por një fëmijë dhe nuk ia kemi vënë veshin dhe i thashë burrit mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmije është dhe se më kë merret ai. Burri nuk ia vuri veshin e anashkaloi se çfarë mund t’i bënte. Iku në 10:00 të darkës dhe nuk kemi marrë vesh më asnjë lajm. Më ka thënë se po shkoj me të. Më njoftoi që po shkonte me të. Më tregoi. Më gjatë nuk më ka thënë se as se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do bënte atje.

I dini ju motivet e vrasjes. I keni dyshimet?

Ingrid Mustafa Nuk e di arsyen e vrasjes sepse nuk ka patur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt gjë. As nuk ka patur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd. Ky (15-vjeçari) erdhi për qejf dhe se çfarë muhabetesh kanë bërë nuk e di se nuk është shprehur dhe e ka nxjerrë jashtë. Sepse ky (Endri) nuk i ka besuar, ka qenë këtu komshi, e njihnim mirë. Për kënd tjetër nuk dimë dhe me fol kot.

Po çfarë mesazhi mund t’i ketë çuar, dihet?

Ingrid Mustafa: Burrit i ka thënë “që nuk po të shkruaj mesazhe, por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali ti dil te dera”. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu, dikush është mbrapa që e ka bërë se nuk kemi patur konflik, e kemi pasur komshi pas shtëpie. Që kjo ka lidhje me Lictë për këtë jap deklarata sa herë duhet, kam dhënë deklaratën në polici se ai nuk ka lidhje me Lictë. Me ta nuk ka pas lidhje. Kemi shkuar shumë mirë. Kemi qenë, kanë ardhur, kemi pasur raste. Na kanë hapur derën kur kemi pasur nevojë me na e hap, por nuk kemi pas lidhje me ta për konflikte.

Arma që është gjetur në vendngjarje është e Endrit?

Ingrid Mustafa: Nuk e di sepse ka dalë nga shtëpia vetëm me një jelek. Nuk ka patur armë, por vetëm jelekun qe i kam dhënë unë sepse e kam përcjellë deri tek dera dhe më tha se po vij për 10 minuta deri në Livadhe.

Çfarë kërkoni nga policia?

Ingrid Mustafa: Me e gjet se kush e ka vrarë. Ky nuk ka pasur asnjë lloj aryse me e vra. Ata thojnë që edhe e kanë dhunuar, herë thonë që e kanë vrarë. Nuk e di, kanë thënë që ka të vrara në gjunj. Ky (Endri) ka dalë për dikë që i ka besuar shumë sepse nuk i ka besuar kujt. Burri im në derë të shtëpisë po të vinte kush nuk e ka besuar, nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush është.

Me 15-vjeçarin kishte marrëdhënie të mira?

Ingrid Mustafa: 15-vjeçari vinte tek ne një herë në 7 muaj për kuaj, vinte sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte për t’ja kërkuar ndonjë kalë. Mund të kishte që në Tetor 2020 që nuk ishte duk as me i fol. Na ka ardhur ditën e Bajramit për qejf sepse ai nuk kishte asnjë të përbashkët me burrin tim. Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festën e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Erdhi të shihte fëmijët dhe i ndodhi kjo. Nuk qëndronte në shtëpi./tvklan.al