Bashkëshortja e kapitenit të jahtit flet mes lotësh: Vajza kërkon të atin

Bashkëshortja e kapitenit të jahtit flet mes lotësh: Vajza kërkon të atin

10:40 12/09/2019

Gruaja shtatzënë tregon bisedën e fundit telefonike me kapitenin

Sezgin Yavuz, kapiteni i jahtit luksoz “Atik Bey”, i cili u gjet me motorë të ndezur 12 milje larg brigjeve të Shëngjinit, rezulton i zhdukur prej një javeBashkëshortja e 33-vjeçarit, Vesile Yavuz, mes lotësh kërkon ndihmën e shtetit turk që të gjejë bashkëshortin e zhdukur.

Në prononcimin për median turke, ajo tha se bashkëshorti ishte larguar para 2 muajsh nga vendi, teksa tregoi edhe bisedën e fundit telefonike me të. “Bashkëshorti më telefonoi me 4 Shtator. ‘Po nisem për kthim, mund të të telefonoj pas 2 ditësh’, më tha. Nuk më telefonoi më. Të Shtunën u gjet jahti. Jahti është gjetur me motorë të ndezur, por bashkëshorti im nuk ndodhej në të dhe akoma nuk dihet ku ndodhet. Kërkoj ndihmë nga udhëheqësit e vendit. Dua të më kthehet burri. Vajza pyet për të atin dhe unë nuk i them dot asgjë”, tha ajo, e cituar nga “Sabah”.

26-vjeçarja jeton në provincën Mugla të Turqisë, është 3,5 muajshe shtatzënë dhe ka një vajzë të vogël me Sezgin Yavuz.

Vesile Yavuz tha se Sezgin nuk kishte asnjë problem shëndetësor, mund të notonte shumë mirë dhe se në jaht nuk janë gjetur shenja grabitjeje. Sipas saj fillimisht plani i kapitenit të zhdukur ishte që pasi të linte pronarin në Shqipëri, të kthehej me avion, por më pas kishte ndryshuar dhe do kthehej nëpërmjet ujërave greke. Ajo tha se në Shqipëri kanë ardhur edhe vëllezërit e Sezginit dhe se shpreson të marrë lajme të mira. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT