Bashkëshortja e Përparim Ademit: Nuk trafikonte fëmijë



Bashkëshortja e Përparim Ademit: Nuk trafikonte fëmijë

15:55 05/01/2021

“Ndihem e kërcënuar, dua mbrojtje nga shteti”

Pesë ditë pas vrasjes së dyfishtë në Astir, bashkëshortja e Përparim Ademit ka treguar se si është njohur më viktimat dhe kërcënimet që ka marrë nga familjarët e tyre pas ngjarjes së rëndë.

“Kërkoj mbrojtje nga shteti dhe nga policia, do zhdukem se do me vrasin të gjithë. Unë kam pas hyrje-dalje me to, kam pas hyrje-dalje që mos prishja familjen time. Unë nuk e shtyva burrin të bënte vrasjen”.

Bashkëshortja e 59-vjeçarit, që mëngjesin e 31 Dhjetorit vrau motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi me të cilat kishte edhe fëmijë jashtë martese, ka mohuar akuzat se burri i saj trafikonte fëmijë.

“Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, janë të gjitha rrena. Nuk ka shitur asnjë fëmijë. Më vjen turp, por ata duan shtëpitë”.

Sipas vëllait të viktimave, 59-vjeçari Ademi ka shfrytëzuar Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin për prostitucion si dhe u ka trafikuar fëmijët.

Pas kësaj deklarate hetuesit pritet të marrin dëshminë vëllait të motrave që mbetën të vrara mëngjesin e 31 Dhjetorit në banesën e tyre në zonën e Astirit.

Tv Klan










Të ngjashme