Keisi dhe Stresi janë dy personazhe mjaft të komentuar në media përsa i përket marrëdhënies së tyre, ndarjeve dhe pajtimeve që shpesh herë bëjnë.

Ata jetojnë në largësi dhe ky është shkaku që zënkat dhe ndarjet e tyre kanë qenë të shpeshta, por mesa duket dashuria që kanë për njëri-tjetrin triumfon mbi çdo problem që përballen.

Keisi dikur një person i thjeshtë dhe jo i njohur për publikun, direkt pas lidhjes dhe martesës me Stresin mori famë të madhe dhe në Instagram ajo ka mbi 50 mijë follwers.

Së fundmi Keisi ka surprizuar me tatuazhin gjigand që ka bërë në krahë. Ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur me të zeza dhe i gjithë krahu i saj është mbushur me tatuazhe.

Në mbishkrimin e fotos ajo shkruan: “Surprizë”. Nuk e dimë ende nëse tatuazhet janë të vërteta apo jo, por komentet nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar. Disa ndjekës e pëlqejnë pamjen e re të Keisit, por disa të tjerë shprehen se tatuazhet nuk i shkojnë aspak. /tvklan.al